Nis seanca dëgjimore kundër Madonnës
Moskë, 11 tetor - Një gjykatë ruse do të nisë sot seancën dëgjimore kundër yllit amerikan të popit, Madonna.
Një grup i aktivistëve anti-homoseksualë ka ngritur padinë në gjykatën e Shën Petersburgut pasi Madonna ka shprehur mbështetje për homoseksualët gjatë një performance të saj në qytet, në muajin gusht.
Madonna u ka bërë thirrje rusëve të respektojnë të drejtat e homoseksualëve.
Aktivistët thonë se ylli i popit ka thyer ligjin që ndalon propagandën e homoseksualitetit.
Padia parasheh gjobën prej 10 milionë dollarësh.