29 Dhjetor 2024

Nis Java e Rinisë

Prishtinë, 6 shtator - Mbrëmë në Junik ka filluar Java e Rinisë, që kësaj radhe organizohet në tetë komuna të Kosovës.

Java e rinisë është një aktivitet tradicional që e organizon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me aktivitete të ndryshme, ku hyjnë promovimi i punës vullnetare, pjesëmarrja e rinisë si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe rekreative.

Java e Rinisë në 2011 është mbajtur në këto komuna të Kosovës: Prizreni, Peja, Gjakova, Ferizaj, Mitrovica, Gjilani, Partesh dhe Prishtina.

Në vitin 2012 është mbajtur në këto komuna: Klinë, Vushtrri, Deçan, Drenas, Shtime, Kamenicë, Ranillugë dhe  Suharekë.

Përmes këtij aktiviteti MKRS-ja synon që të promovojë vlerat e rinisë dhe angazhimin e të rinjve, në ndërtimin e një shoqërie tolerante dhe integruese, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë; Rritjen e bashkëpunimit në mes të rinjve të të gjitha etniteteve dhe të rinjve të grupeve të margjinalizuara, në përgatitjen dhe ofrimin e një spektri të gjerë të aktiviteteve; promovimin e punës vullnetare tek të rinjtë, mobilizimin e tyre për aktivitete rinore, identifikimin dhe fuqizimin e talentëve të rinjë, si dhe zgjerimin e hapësirës vepruese për OJQ-të përmes promovimit të potencialeve komunale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)