Nielsen: Stallone ishte si një lepur në shtrat
Berlin, 20 janar - Brigitte Nielsen ka qenë e martuar me Silvester Stallone për dy vjet në periudhën 1985-1987 dhe tashmë kujton këtë martesë me disa deklarata që me siguri nuk do të jenë të pëlqyeshme për një nga të fortët e Hollywood-it.
Danezja ka thënë se protagonisti i filmave si Rocky dhe Rambo ishte si një lepur në shtrat duke shtuar se përdorimi i steroideve për të mbajtur një trup muskuloz e pengonte jetën e tij seksuale.
Gjithashtu, Nielsen theksoi se Stallone ndryshoi krejtësisht pas martesës.
Një ditë pas martesës sonë ai ndryshoi rrënjësisht. U bë shumë posesiv dhe më trajtonte sikur të isha makina e tij. Ishte diçka e tmerrshme, tha ish-modelja dhe aktorja në një emision televiziv gjerman.