Nicole Scherzinger synon ti bashkangjitet modës
New York, 21 dhjetor - Suksesit në muzikë, Nicole Scherzinger synon ti bashkangjisë suksesin në një tjetër fushë, atë të modës.
Ish-këngëtarja e Pussycat Doll mësohet se është në bisedime me një markë të njohur në fushën e modës për të krijuar linjën e saj personale.
35-vjeçarja njihet për shijen e saj të hollë në përzgjedhjen e veshjeve, vecanërisht fustaneve, ku jo rrallë lë me gojë hapur të gjithë fansat e saj.
Ajo mund të jetë një stiliste madhështore dhe e talentuar. Moda ka qenë gjithmonë një fushë tërheqëse për të ku prej kohësh ka dashur të përfshihet, por jo më duke e ndjekur, por duke e krijuar atë, thotë një burim pranë këngëtares.