Nicole Scherzinger nuk duron distancat
SHBA, 17 mars - Jeta e Nicole Scherzinger është e mbushur me udhëtime nga një kontinent në tjetrin.
Ish-këngëtarja e Pussycat Dolls udhëton për shkak të koncerteve të saj, ndërsa Lewis Hamilton, piloti i Formulës 1 dhe i dashuri i saj, udhëton për të garuar në cirkuitet nëpër botë.
Scherzinger pranon që distanca shkakton vështirësi në marrëdhënie: Është shumë vështirë, por nëse je e bindur që lidhja ka vlera e bën që të funksionojë. I dërgojmë e-mail njëri-tjetrit dhe flasim nëpërmjet Skype.
Gjithashtu, këngëtarja mendon se seksi nuk është gjithçka në një marrëdhënie. Për të më e rëndësishme është lidhja që ka çifti.