Nicole Scherzinger ndryshon sitlin e të jetuarit
Los Angelos, 19 dhjetor - Nicole Scherzinger ka deklaruar se ka mësuar të qetësohet, të ulë ritmin dhe mbi të gjitha të kërkojë më pak nga vetja.
Ajo, ka vendosur të mos shkojë më edhe aq shpesh nëpër festa dhe nuk e kthen më shtëpinë e saj në një klub nate.
Nuk ftoj shumë njerëz siç bëja më parë, festat që organizoj në shtëpi tashmë i kam më të qeta dhe më private, u shpreh Scherzinger për revistën Look.
Gjithashtu ajo shton se nuk është më edhe aq strikte për paraqitjen e saj.
Kam filluar të dal në publik me flokë të lëshuara dhe me shumë pak rregullim. Bëj edhe një çmenduri tjetër: ha pica duke parë filma. Kam mësuar të vlerësohem si femër dhe të mos jem shumë e ashpër me veten, tha Scherzinger.