Nicole Richie ka dizajnuar vetë unazën e fejesës
SHBA, 19 shkurt - Ylli televiziv Nicole Richie ka theksuar se ajo e ka dizajnuar vetë unazën e saj të fejesës. Richie dhe rokeri i grupit "Good Charlotte", Joel Madden, theksuan së fundmi se ata janë fejuar dhe bëjnë plane për martesë.
Dhe, bukuroshja e kishte dizajnuar vetë unazën e saj të fejesës, së bashku me disenjatorin e famshëm Neil Lane.
"Ne e dizajnuam së bashku. Ishte mrekulli të punoj me Nicole në të! Ajo dëshironte një unazë të bukur, të veçantë dhe unë dëshiroja të isha i involvuar në dizajn", ka thënë disenjatori Lane.