Nicole Kidman përpiqet të shpëtoj martesën e saj
Nashville, 22 tetor - Ndarja e mundshme në mes të Keith Urban dhe Nicole Kidman po spekulohet tash e sa muaj.
Fakti qe karriera e Keith është duke lulëzuar ndërsa ajo e Kidman po shkon duke u shuar po shkakton shumë probleme në martesën e tyre, në mesin e shumë gjërave tjera.
Qysh kur Keith ka shkuar në turne për të promovuar albumet e tij të fundit ai dhe Nicole nuk janë parë prej muajsh, e kjo nuk është e shëndetshme për asnjë qift.
Sipas edicionit të 27-të të revistës GLOBE, Nicole Kidman ka vendosur që ta shpëtoj martesën e saj dhe ta shmang divorcin e mundshëm.