Nicole Kidman e mërzitur nga vdekja e babait
Sidnej, 15 tetor - Aktorja e njohur Nicole Kidman në një intervistë dhënë revistës Grazia e përshkruan vdekjen e babait të saj si tragjedi për gjithë familjen.
Aktorja e cila e fitoi çmimin Oskar e lavdëroi babain e saj psikolog për shpirtin e tij të mirë dhe mënyrën se si ai e ka rritur atë dhe motrën e saj.
Dr Antony Kidman ka vdekur pas një arresti kardiak gjatë kohës sa ishte në vizitë të vajzës së tij Antonia në Singapore muajin e kaluar.