Nicolas Cage ka një aspekt tepër të dhunshëm
Hollywood, 20 prill - Nicolas Cage ka një aspekt tepër të dhunshëm që shumë pak njerëz e njihnin më parë.
Daily Mail publikoi sot disa fotografi të 47-vjeçarit, duke debatuar agresivisht me stafin e një qëndre tatuazhesh, të cilët refuzuan ti bënin një tatuazh të ri, ndërsa ai ishte në gjendje të dehur.
Fotografitë treguan Cage duke kërcënuar personelin me gishtin tregues. Vetëm disa orë më vonë, ai u përfshi në një sherr publik me gruan e tij, zënkë që përfundoi në faqet e para të gazetave.
Nicolas ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes Alice Kim, e cila nuk e lejonte të hynte në një banesë, e cila nuk ishte e çiftit, por që sipas Cage gruaja po e gënjente, pasi nuk dëshironte ta linte të hynte në banesën e tyre.