Nicki Minaj i ndalohet të mbaj fjalim në ish-shkollën e saj
Nju Jork, 12 shtator - Reperes së njohur amerikane Nicki Minaj iu ndalua fjalimi para studentëve në shkollën ku ajo kishte vijuar mësimet e muzikës.
Në lidhje me këtë ajo shkruajti në faqen e saj në twëitter: ,,Unë dëshirova t'ju adresohem studentëve të asaj shkolle por drejtori i ri ma ndaloi këtë. Sigurisht se nuk qenka nevoja që të inspirohen nga unë."
,,Ajo shkollë ma ka ndryshuar jetën time dhe unë vetëm deshta t'ua them këtë studentëve të kësaj shkolle. Mezi e kam pritur këtë moment".
Minaj ka diplomuar në shkollën Fiorello H. LaGuardia High School që e ka foksuimin në muzikë dhe arte vizuale dhe performuese dhe në fillim dëshironte të bëhej aktore.