Nicki Minaj do të udhëheqë MTV Europe Music Awards
Glasgou, 1 tetor - Reperja e njohur Nicki Minaj do ta udhëheqë MTV Europe Music Awards me rastin e ceremonisë që do të mbahet për nderë të 20 vjetorit.
Këngëtarja e hitit ,,The Super Bass\" e ka bërë njoftimin në lidhje me këtë në faqen e saj të instagramit, ku ajo zbulon se ajo do të performoj dhe do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje që do të mbahet në Glasgow, Skotlandë më 9 nëntor.
Ajo shkruajti, ,,Jam shumë e emocionuar që kësaj radhe jo vetëm që do të performoj por kam nderin poashtu edhe të jem nikoqire e MTV European Music Awards (sic)!!!!!!! Aaaaahhhhhhh!!!!!!! Shfaqja do të jepet në Glasgow, Skotlandë më 9 nëntor!!!!\"