Ngritet padi kundër Jennifer Lopez
Marok, 8 qershor - Pas koncertit që Jennifer Lopez e mbajti muajin e kaluar në Marok, ajo po përballet me një padi!
Një grup edukues nga kombi afrikano verior e ka paditur këngëtaren me arsyetimin se është shfaqur si mjaft seksi në festivalin Mawazine i cili është mbajtur muajin e kaluar në kryeqytetin Rabat.
Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, grupi mendon se Jennifer e ka njollosur nderin e gruas në koncertin e 29 majit pasi që ky koncert është transmetuar para 2 milion shikuesve.
Nëse shpallet fajtore, Lopez do të duhet të vuajë dënimin deri në dy vite burgim.