Nënshkruhet marrëveshja për restaurimin e Sahat Kullës në Prishtinë
Prishtinë, 29 korrik - Komuna e Prishtinës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimi (UNDP) do të nënshkruajnë marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës, pranë këtij objekti kulturor.
Më këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Adrian Berisha si dhe përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë, zonja Maria Suokko do të mbajnë një fjalë rasti.
Sahat Kulla në Prishtinë është një monument i vjetër i trashëgimisë kulturore e gjendet në bërthamën e zonës kulturo-historike të kryeqytetit.
Për shekuj me radhë, qytetarët e Prishtinës i janë referuar Sahat Kullës së tyre të madhe të kohës osmane për të treguar kohën.
Është një ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës utilitare në Prishtinë. Sahat Kulla është ndërtuar kah fundi i shek. XIX në afërsi të vendit ku ka ekzistuar sahat kulla e përparme.
Mekanizmi i orës ka funksionuar deri në vitet ‘70, ndërsa deri në vitin 2001 nuk ka funksionuar, po në këtë vit është vjedhur mekanizmi i orës dhe kambana, ndërsa nga viti 2002 mekanizmi i orës është zëvendësuar me orë digjitale.
Në këtë sahat kullë gjendej kambana e vjetër të cilën turqit gjatë luftërave të tyre në Moldavi dhe Vllahi e morën si plaçkë lufte dhe si të tillë e sollën në Vushtrri dhe e vunë në sahat kullë.