Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan
44Gjilan, 18 mars - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, për Ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan.
Projekti parasheh ndërtimin e objektit Qendra Kulturore për Komunitete në pronësi të Komunës së Gjilanit, e krijuar për të ruajtur, zhvilluar dhe promovuar artet dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve dhe në shërbim të gjithë qytetareve të komunës.
Kryetari Haziri, pasi e falënderoi ministrin Kervan për mbështetjen, than se me ndërtimin e objektit të ri të kulturës do të krijohet infrastruktura e nevojshme publike të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjitha komunitetet për zhvillimin e aktiviteteve me interes për qytetarët.
Ky projekt do të jetë funksional pasi që do të mundëson institucioneve dhe organizatave të angazhuara në fushën e kulturës dhe artit të vendosin bashkëpunim për çështjet me interes të përbashkët si dhe të promovojnë artet dhe kulturat e ndryshme për veprat, iniciativat, aktivitetet kulturore dhe artistike.
Projekti do të nxit bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit.
Kosto e projektit eshte 151,471.52 euro, ku MZHR do të financojë me 80,000 euro, derisa Komuna do të bashkëfinancojë me shumën prej 71,471.52 euro.