Nënshkruhet marrëveshja mes Tatino Films dhe QKK-së
Prishtinë, 12 shkurt - Në shtandin e Kosovës në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Kinemaktografike të Kosovës dhe Tatino Films e cila do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikqyrjen nga ana 5 ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit. Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Kosovo që fillon këtë vit.
Kryesuesja e Këshillit Drejtues të QKK-së Ilire Vinca e cila ishte edhe iniciatorja e kësaj marrëveshje, u shpreh e lumtur që ekspertët e First Cut Lab do të jenë me ne të ofrojnë e njohuritë më të avancuara në ngritjen e nivelit kinematografik.
Qëllimi e kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.
”Jemi tejet të gëzuar për këtë bashkëpunim të ri i cili është i pari për ne në Ballkan. Ne jemi të gatshëm ta përcjellim kinemanë e Kosovare dhe filmat e saj në procesin e finalizimit dhe fillimit të rrugëtimit të tyre ndëkombëtarë” tha udhëheqësi i punëtorisë First Cut Lab Mathieu Darras.
“Me këtë marrveshje besojmë të rrisim edhe më shumë kapacitetet profesionale në sektorin e kinematografisë së Kosovës”- u shpreh drejtori i QKK-së pas nënshkrimit të marrëveshjes.