Nënshkruhet Kalendari kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Prizren, 18 qershor - Sot në Prizren do të nënshkruhet Kalendari i përbashkët kulturor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Fillimisht Ministri i Kulturës Kujtim Gashi pret homolegen nga Shqipëria ministren Mirela Kumbaro-Furxhi, në hotel Theranda në Prizren.
Me pastaj në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Kalendarit ku përmes një konference për media do të jepen detaje me te hollesishme.