Nelly Furtado nuk do paratë e Gedafit
Tripoli, 2 mars - Nelly Furtado ka marrë 1 milionë dollarë nga kolonel Gaddafi për një performancë private në vitin 2007, para të cilat do i japë për bamirësi.
Këngëtarja kanadeze mori këtë shifër për 45 minutat në të cilat këndoi live për liderin libian dhe stafin e tij në një hotel në Itali.
32-vjeçarja ka bërë të ditur se këto para do ti japë për bamirësi.
Në vitin 2007 kam marrë 1 milionë dollarë nga Gedafi për një performancë 45 minutëshe për të dhe të ftuarit e tij në një hotel në Itali. Këto para do të shkojnë për bamirësi, shkroi Furtado në Twitter.
Këngëtarja nuk theksoi se ku do të shkonin saktësisht këto para.