09 Janar 2025

Në vitin 2015 në GKK u organizuan nëntë ekspozita vendor

Prishtinë, 29 dhjetor -  Në vitin 2015 në GKK u organizuan nëntë ekspozita vendore dhe ekspozita e artistit eminent Muslim Mulliqi, veprat e të cilit nuk ishin ekspozuar dhe rrjedhimisht nuk ishin parë për një kohë të gjatë për publikun shqiptar që nga ekspozimi në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë më 1993 dhe ekspozimi në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2000.

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor dhe artistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës realizoi ekspozitën retrospektive të Simon Shirokës në Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë, e kuraur nga Erzen Shkololli, dhe në muajin shtator u bë edhe promovimi i Monografisë.

Ekspozitat personale nga konkursi ishin ajo e Lala Meredhith Vula e titulluar “Kujtesë gjaku”  në këtë ekspozitë u shfaqën 40 fotografi që datojnë në vitet 1990 – 1991 rreth Deçanit, Malishevës, Hasit dhe vise të tjera të Kosovës. Ekspoziten e Lala Meredith Vula të quajtur “Kujtesë Gjaku” dhe të kuruar nga Karen Mcquaid që është njëherësh përfaqësuese e Photographers Gallery në Londër.

Galeria Kombëtare e Kosovës organizojë ekspozitën retrospektive të Hamdi Bardhit, duke i prezantuar publikut kosovar punën retrospektive të artistit prizrenas Hamdi Bardhi, puna e të cilit është e njohur për pikturat e fasadave të ndërtesave me shumë ngjyra dhe plot imagjinatë.” Kuratori i ekspozitës, Zeni Ballazhi.

Ekspozita personale e Šejla Kamerić e titulluar “30 Vite më vonë”.  Në vitin 2004 ajo fitoi çmimin ONUFRI të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Shqipëri. Kurator i ekspozitës ishte Erzen Shkololli.

Ekspozita “Thirty One” u  prezantuan  31 punë nga artistët që janë pjesë e Koleksionit të Kontakt Art Collection dhe të cilat u përzgjodhën nga artisti Petrit Halilaj dhe kuratori Hans Ulrich Obrist. Ekspozita u ndërtua përmes një bashkëpunimi të veçante në mes të Kontakt Art Collection, Galerisë Kombëtare të Kosovës. Kuratori i ekspozitës Hans Ulrich Obrist.

Ekspozita grupore ndërkombëtare e Fotografisë Artistike  Çmimi “Gjon Mili”- edicioni 14 është e kuruar nga Richard Birkett e titulluar \"Linjat e Furnizimit: Fotografia dhe Logjistika\".

Artistët pjesëmarrës të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Çmimi Gjon Mili 2015 ishin: Din Azizi, Martin Beck, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson, Keenan Thomas & Eyal Weizman, Meriton Maloku, John Miller, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez, Sean Snyder, Kushtrim Zeqiri. Juria e Gjon Milit  2015 i përbërë nga kuratorja dhe shkrimtarja nga Turqia Fulya Erdemci, kuratorja dhe botuesja e fotografisë bashkëkohore nga Austria Christine Frisinghelli dhe fotografi Kosovar Blerim Racaj.
Fitues i këtij Çmimi këtë vit iu nda artistit Meriton Maloku.

Galeria Kombëtare e Kosovës për herë të parë organizoi ‘Programin Publik’ që përbëhet nga ligjërata të kuratorëve, artistëve, dhe drejtueseve të galerive dhe shkollave relevante të artit nëpër Evropë, të cilët  ligjëruan mbi tema të ndryshme rreth trendëve të skenës globale të artit modern, mundësive për shkollim në programe të ndryshme për kuratorë dhe do të prezantuan projektet e tyre. Sebastian Cichocki (lindur më 1975) është një kurator dhe shkrimtar, ai punon si kurator kryesor në Muzeun e Artit Modern në Varshavë. Marjetica Potrč është një artiste dhe arkitekte që punon në Lubjanë dhe Berlin. Claudio Scorretti është galerist dhe koleksionues i artit. Nikolaus Schafhausen (Lindur më 1965 në Düsseldorf, Gjermani) është drejtor në Kunsthalle Wien, Austri dhe drejtor strategjik i Fogo Island Arts, një iniciativë e fondacionit kanadez Shorefast. Paul Elliman është një artist dhe dizajner i bazuar në Londër. Blerim Racaj është një fotograf i bazuar në Londër / Britani të Madhe. Ayşe Erkmen është një artiste e lindur në Stamboll. Karen McQuaid është kuratore në Photographers Gallery në Londër që nga 2009. Ari Benjamin Meyers, i lindur më 1972 në Nju Jork, jeton dhe punon në Berlin. Adam Szymczyk (i lindur më 1970 në Piotrków Trybunalski, Poloni) është drejtor artistik i documenta 14. Pierre Bal-Blanc është një kurator i pavarur. Galit Eilat është shkrimtare, kuratore dhe drejtore themeluese e Qendrës Izraelite për Art Digjital në Holon. Edi Hila u lind në Shkodër në vitin 1944, jeton dhe vepron në Tiranë. Astrit Ismaili u lind në vitin 1991 në Prishtinë, Kosovë. Hans Ulrich Obrist (lindur më 1968, Cyrih, Zvicër) është bashkë-drejtor në Serpentine Galleries, Londër. Ornela Vorpsi, eshte artiste dhe shkrimtare e lindur në Tiranë, Shqipëri e cila jeton dhe vepron në Paris, Francë. Tamara Grcic (Mynih, 1964) është një artiste që jeton dhe vepron në Frankfurt Am Main, Gjermani.

Ekspozita kolektive nga Koleksioni i GKK kesaj rradhe u prezentua me temën “Portrete”, të konceptuar nga Zeni Ballazhi, artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin artistë ndërkombëtar, nga rajoni dhe Kosova.

Ekspozita e arkitekturës e arkitektëve Ilir Gjinolli dhe Lulzim Kabashi njëherit edhe kurator , e titulluar “Modernizmi kosovar – një abetare e arkitekturës”.

Ekspozita e cila e përmbylli këtë vit është ekspozita “Realizmi Socialist Shqiptarë” e cila u organizua në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor dhe artistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës; Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, dhe dy galerive kombëtare asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u hap më 23 dhjetor dhe do të qëndroje e hapur deri më 30 janar 2016.

Programi i ekspozitave për vitin 2016

Ekspozitat grupore tani më tradicionale të GKK në vitin 2016 do të jenë: Edicioni i XI-të i Ekspozitës Ndërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi”, dhe “Artistët e së Nesërmes”- edicioni XIII-të. Janë këto ekspozita tradicionale të GKK-së të cilat do të prezantohen brenda kornizës programore 2016.

Në kuadër të Programit për vitin 2016 do të ketë edhe programe të ndryshme si: Programi i Edukimit, Publik etj., si dhe ekspozita të tjera që do të mbahen nën organizimin vetanak të GKK-së.

Në konkursin për programin e vitit 2016 kanë aplikuar 32 konkurues.

Lista e përzgjedhur nga Këshilli Seleksionues nga konkursi do të miratohet nga Këshilli Drejtues i GKK-së dhe do të publikohet në fillim të muajit janar 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)