Në Teatrin e Kolegjit AAB shfaqet premiera “Artisti i vetëm”
Prishtinë, 2 nëntor - Sot në Teatrin Faruk Begolli Kolegjit AAB jepet premiera e shfaqjes “Artisti i vetëm”, me autor dramaturgun gjerman Ralph Hammerthaler.
Në shfaqje luan aktori Naim Berisha në rolin e personazhit Hans Klipp, i cili njëkohësisht është edhe regjisor i shfaqjes, kurse regjisor mbështetës është Shkelqim Bunjaku.
Ekipi tjetër i shfaqjes është Perparim Namani - tonist dhe Gëzim Hyseni - dizajner i dritave.
“Artisti i vetëm” trajton dramën e brëndëshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për tu vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.
Përsonazhi i vetem i kësaj shfaqje Hans Klip, gjatë prezentimit të tij të fundit para publikut të tij të zgjedhur rrefen jetën e tij, momentet kultminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmën.
Në fund të shfaqjes Hans Klip vetlargohet dëshpërueshem nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit.
Shfaqja në mesazhin e sajë, bënë thirrje për kthimin e vleravë kulturore, në një shoqëri që është zvetnuar nga vlerat e mirëfillta dhe paraqet protestën më sublime kundër antivleres.