28 Dhjetor 2024

Në teatrin e Gjilanit shfaqet “Këndi i Beqir Musliut”

Gjilan, 24 qershor – Në foajenë e teatrit të Gjilanit është shfaqur sot “Këndi i Beqir Musliut” me fotografitë e laureatëve të çmimit letra​r ndër vite, në 21-vjetorin e vdekjes së kolosit të letrave shqipe, i cili është realizuar me iniciativë të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kjo ngjarje erdhi pas ceremonisë së dhënies së çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilit sivjet i ka takuar poetit Ramadan Musliu, pas vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje: Sabit Rrustemi, Anton Nikë Berisha dhe Xhevat Latifi.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar poetin Ramadan Musliu, dukë thënë se ky është njëri prej çmimeve më të rëndësishme që e mban emrin e kolosit të letrave shqipe.

“Neve na bënë nderë emri i Beqir Musliut. Ai gjatë kohës më të gjatë të okupimit ka qëndruar në Gjilan. Beqir Musliu ka qenë udhërrëfyes për gjeneratat tona pasi prej librave të tij ne e kemi mësuar se si duket Gjilani. E uroj me këtë rast njeriun tonë, poetin Ramadan Musliu për cmimin e merituar”, ka deklaruar Haziri.

Kryetari Haziri ka paralajmëruar se pas pak ditësh do të bëhet inaugurimi i bibliotekës së qytetit e cila mban emrin “Beqir Musliu”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)