Në Prizren themelohet muzeu i shenjtores dhe humanistes Nënë Tereza
Prizren, 22 qershor - Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova ka njoftuar se muzeu i shenjtores dhe humanistes sonë Nënë Tereza po themelohet në Prizren, qytetin e rrënjëve të saja.
Ky muze që është pjesë e programit për bashkëpunim ndër-kufitar Kosovë- Maqedoni Veriore dhe bashkefinacohet nga Komuna e Prizrenit.
Muzeu sipas CHwB Kosova ka për qëllim t’i mbledhë dhe t’i ruaj kujtimet për Nënë Terezën, t’i ndajë ato me njerezit dhe të kontribuojë në nxitjen e mirëkuptimit dhe kohezionit brenda shoqërisë, të ndërtuar mbi parime të barazisë, humanizmit dhe solidaritetit, ashtu siç punoi gjithë jetën Nënë Tereza.
CHwB Kosova fton të gjithë ata që patën fatin ta takojne që t’i ndajnë kujtimet e tyre, në menyrë që ato të ruhen dhe mbesin përgjithmonë në Muzeun për Nënën Terezë.