Në Prishtinë vjen shfaqja multidisiplinore Alter..."Një rrugëtim në vetë të parë"
Prishtinë, 12 dhjetor - Një shfaqje e veçantë do të jetë prezent
sonte për herë të parë në Prishtinë e cila është bashkëdyzimi i të
gjitha llojeve të artit, muzikë teatër, video që të gjitha të
inkorporuar në një shfaqje multidisiplinare e cila mban titullin
Alter..."Një rrugëtim në vetë të parë".
Rea Veizi autore e kësaj
shfaqje ka thënë se ideja për të bërë këtë shfaqe lindi nga
multidisiplinariteti, që të përfshinte disa ngjarje.
Në këtë rast ajo ka thënë se ka zgjedhur muziken me dy piane, përformancen teatrale dhe video projeksioneve.
"Pra
veprat muzikore qe ne do te luajmë janë te frymëzuar nga veprat letrare. Sigurisht që veçantia e saj nuk qendron vetem te multidisiplinariteti
por edhe tek mënyra e vënies në skenë", ka thënë ajo.