29 Dhjetor 2024

Në Prishtinë filloi Samiti Ballkanik i Të Rinjve

Prishtinë, 29 gusht - Qindra të rinj nga Ballkani janë mbledhur në Prishtinë për të diskutuar për tema të ndryshme që lidhen me integrimet evropiane e në veçanti për zhvillimet në rajon.

Takimi i tyre filloi sot dhe do të zgjasë deri më 1 shtator, në një samit ballkanik të organizuar nga Parlamenti Evropian i të Rinjve, zyra në Kosovë, dhe nën patronazhin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.

Në hapje të këtij samiti, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, Ministri Krasniqi vlerësoi lartë iniciativën për organizimin e një samiti të këtillë duke thënë se nuk do të kishte vend më të mirë se sa Prishtina, kryeqyteti më i ri, me popullsinë më të re që të mblidhen gjeneratat e ardhshme që do të jenë pjesë e udhëheqjes në rajon por edhe në Evropë.

Temat që ju keni zgjedhur për këtë samit janë vërtetë mjaftë të qëlluara dhe shumë thelbësore për jetën e secilit. Punët e jashtme, ekonomia, shëndetësia, drejtësia, mjedisi, barazia gjinore janë secila sfidë në vete për secilin vend. Po për të pasur secili një rrugë më të lehtë, bashkëpunimi është çelësi kryesor tha Krasniqi.

Ai përmendi progresin e Kosovës dhe angazhimet e shtetit të Kosovës për fuqizimin e rinisë. Në këtë rast përmendi si çështje të rëndësishme, përfshirjen e rinisë në proceset vendimmarrëse.

Po ashtu ai përmendi projektet dhe angazhimet konkrete të MKRS-së në përkrahje të rinisë. Në këtë drejtim ai përmendi miratimin e strategjisë për rininë, si dhe dhënien e prioritetit ndërmarrësisë dhe edukimit profesional të të rinjve.

“Vetëm këtë vit dhe vitin e kaluar Ministria që unë drejtoj ka mbështetur mbi 200 projekte të bizneseve të vogla për të rinjtë dhe ka organizuar në bashkëpunim edhe me mekanizma tjerë trajnime profesionale për rreth 800 të rinj”, ka thënë ai.

Këtë samit e kanë përshëndetur edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane, ajo e Anglisë dhe përfaqësues të UNKT-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)