Në Prekaz mbahen Ditët e Diasporës dhe të Mërgatës"
Edhe këtë vit, ky manifestim mbahet në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, me motivin Një lule për Jasharajt.
Kështu të gjithë vizitoret ftohen që simbolikisht të sjellin nga një lule për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.
Ministri i Diasporës, z. Valon Murati me bashkëpunëtorët nga Ministria do të hapin manifestimin duke vendosur nga një lule në orën 16:00, ndërsa homazhet do të zgjasin deri në orën 19:00.
Në orën 19:15 Ansambli i valleve kombëtare Shota do të hap manifestimin, ndërsa pasues do të jetë ansambli nga Diaspora që do të performojë pikat e parapërgatitura.
Koncerti solistik i artistes së mirënjohur shqiptare Elina Duni do të fillojë në ora 20:30.