Në Moskë u hap kinemaja e parë prej dëbore
Moskë, 16 janar - Në Parkun e famshëm Izmaillovo të Moskës filloi të funksionojë kinemaja e parë prej dëbore. Filmat vizatimorë shfaqen në të në regjim non-stop - që nga hapja e deri në mbyllje.
Masa kryesore e vizitorëve të kinoteatrit nën qiell të hapur përbëhet kryesisht nga fëmijët e moshës parashkollore.
Tipar kryesor dallues i kësaj kinemaje është fakti se në të gjithçka është bërë prej dëbore: projektori është montuar në një \"topth të madh bore\", si ekran shërben sipari prej dëbore, ndërsa stolat janë bërë me akull dhe borë.
Fëmijët nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë përpara ekranit. Atyre u mjaftojnë 15-20 minuta për të parë filmat multiplikativë. Pas kësaj ata argëtohen duke rrëshqitur nga kodërzat prej dëbore të ngjeshur, bëjnë njerëz prej bore dhe i përkushtohen dëfrimeve të tjera dimërore të organizuara posaçërisht për ta.