Në Mitrovicë fillon kolonia mbarëkombëtare e piktorëve 'Mitrovica art colony'
Mitrovicë, 17 qershor - Organizuar nga Shoqata e artistëve figurativ në Mitrovicë ka nisur të shtunën Kolonia e arteve që mbahet në kuadër të manifestimit “Ditët e kulturës”.
Në koloni po marrin pjesë rreth 30 artistë të mirënjohur nga Durrësi, Shqipëria, Maqedonia, Tirana, Tropoja, dhe qytete tjera të Kosovës.
Kolonia ka filluar më 15 qershor, ndërsa që piktorët ditën e parë kanë pikturuar tek Liqeni Akumulues, ditën e dytë në Shalën e Bajgorës, ditën e tretë në qytetin e Mitrovicës, kryesisht peizazhet e bukura të Shalës së Bajgorës, të Liqenit Akumulues dhe imazhe nga qyteti i Mitrovicës.
Për katër ditë rresht, piktorët do të pikturojnë vepra të ndryshme, ndërsa hapja e ekspozitës me këto punime do të bëhet të martën, më 18.06.2019, në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.