28 Dhjetor 2024

Në Klinë përfundoi Festivali “ I këndojmë lirisë”

Klinë, 9 Qershor- Shoqëria Kulturo Artistike “ Drenica” nga Skënderaj, ka fituar çmimin kryesor të Festivalit folklorik “ i këndojmë Lirisë”  çmimin “ Mujë Krasniqi”.

Kjo Shoqëri nga Skenderaj më këngët dhe vallet më të cilat u paraqitën para publikut dëshmuan edhe njëherë  nivelin e lartë artistike profesional të këtij ansambli, duke bërë për vete spektatorët e shumtë që kishin ardhur për ta përcjellë natën e dytë të festivalit.

Gjithçka ishte e përsosur nga çdo aspekt artistik, prandaj edhe u shpërblye me çmimin kryesor në edicionin e 17-të të festivalit të Klinës. Juria në përbërje Zymer Neziri, Sejmen Gjokoli dhe Burim Krasniqi kanë ndarë edhe 14 çmime tjera të festivalit.

Vendi i dytë i ka takuar  SHKA “ Shotë Galica” nga Drenasi ndërsa i treti SHKA “ Shqiponja Saraj” nga Shkupi. Festivali Folklorik “ I këndojmë lirisë”, i cili i kushtohet ditëlindjes së Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi - Kapuçi, nga fshati Çabiq i Komunës së Klinës është mbajtur në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota më 6, 7 dhe 8 qershor.

Në hapje të festivalit, në Qabiq, kryetari Bashota, tha se po bëhen 17 vite jetë të këtij festivali, derisa janë plot 10 vite që unë përkujdesëm për mbarëvajtjen e këtij festivali i cili në komunën e Klinës sjellë thesarin e folklorit tonë burimore.

Në këto festivale janë sjellë këngëtarët shoqëritë kulturo-artistike nga të gjitha trevat tona kombëtare dhe kanë prezantuar artin e trevave prej nga vinë ”ka thënë kryetari  Bashota.

Sipas tij, festivali lartëson vlerën e lirisë , të luftës, dhe të artit tonë kombëtarë, që na lanë amanet të parët tanë , si mësimin dhe kujtimin më të mirë për tu edukuar në frymën e traditës dhe të flijimit për gjerat më të shenjta dhe më të shtrenjta , siç janë Atdheu dhe Liria.

Qyteti i Klinës edhe sivjet, si në çdo qershor që 17 vjet, ishte  vendtubim dhe vendtakim i artdashësve të folklorit burimor shqiptar të të gjitha trojeve etnike.

Morën pjesë,  instrumentistë, valltarë, grupe, rapsodë e këngëtarë, si dhe qytetarë, jo vetëm të lokaliteteve të Komunës së Klinës, por edhe nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Tetova, Presheva, Medvexha, Malësia, e viset tjera ku ka shqiptarë, po ashtu edhe nga diaspora.

Për tri ditë me radhë, më 6, 7 e 8 qershor, iu këndua, lirisë, pavarësisë, trimërisë heroike të luftëtarëve të UÇK-së e Komandantit të shquar të saj, Mujë Krasniqit- Kapuçit,  ku në skenën e hapur të Festivalit, u paraqitën 700 artistë popullor.

Në emër të Drejtorisë Artistike, Daut Gashi, ka thënë se, Klina dhe Çabiqi,  sikur herëve tjera, edhe kësaj radhe janë  veshur me  petkun festiv të Festivalit, në shënimin e ditëlindjes  së 50-të Komandant  Mujë Krasniqit-Kapuçit.

“Festivali Folklorik “I këndojmë Lirisë” dhe Sofra e Çabiqit,  me dëshmorët e gjithë Komunës sonë përmes këngëve dhe valleve i kanë dhënë identitet Klinës  dhe Republikës së Kosovës.

\"Në këtë skenë,  që 17 vite, këndohet, vallëzohet; njerëzit takohen dhe vijnë nga të gjitha trojet etnike, si në një pelegrinazh të shenjtë dhe kalojnë çastet më të bukura. Këtu, u këndohet heronjve të kombit, atyre më meritorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Gashi.

Kryetari i Komunës së Klinës, z Sokol Bashota, në përmbyllje të festivalit, ka thënë se këte skene e mbushëm me festivalistë nga vise të ndryshme.

“Ka disa që nuk e duan ketë festival dhe janë munduar ta pengojnë në forma të ndryshme duke mos financuar por falë vullnetit të pushtetit lokal, ne ja kemi arritur që ketë festival ta bëjmë të tille, të pranueshëm dhe një ndër festivalet më të mira në trevat shqiptare” tha Bashota.

Kryetari i Jurisë, Zymer Neziri, studiues i folklorit, vlerësoi lart organizimin e këtij festivali dhe përformimet e paraqitura në tre netët garuese nga grupe të ndryshme. 

“Nuk ka qenë punë e lehtë për jurinë të bëjë përzgjedhjen e me të mirëve ngase kishim në gare hiq me pakë se 700 folkloristë. Zëri i rapsodëve, na solli të veçantën e këndimit të krahinave të tyre. Vallja vazhdon rrugëtimin e vet ndër shekuj. Veshjet edhe sivjet ishin nga më të ndryshme sidomos veshja me fustanellë”, pohoi Neziri i cili uroi organizatorin për organizimin e këtij festivali dhe fituesit.

Janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përcjellëse, si gara sportive, ekspozite me veshje tradicionale e tjera. Pjese e festivalit ishte edhe botimi i revistës “ LYRA”,  e cila u shtyp gjatë ditës dhe ju shpërnda pjesëmarrësve gjatë tre netëve me radhë, e cila përfshinte informacione, kronika e lajme nga të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë e festivalit.

Sekretar dhe skenograf i këtij festivali ishte Skënder Behrami, zëdhënës Enver Maloku ndërsa Këshilli Artistik ishte në përbërje: Halit Gashi, Fatmir Berisha dhe Daut Gashi. Festivali ka zgjuar një interesim të madh të publikut i cili gjatë tre netëve garuese ka qenë në numër të madh.

ÇMIMET E FESTIVALIT “I KËNDOJMË LIRISË”- 2017

1.      Çmimi “ Mujë Krasniqi”,  SHKA “ Drenica” - Skenderaj

2.      Vendi i dytë, SHKA  “ Shotë Galica” Drenas

3.      Vendi i tretë, SHKA “ Shqiponja Saraj” - Shkup

4.      Çmimi i Publikut: Ansambli “ Trade Folk” - Tiranë

5.      Veterani i Festivalit, rapsodi Islam Hasi – nga SHKA “ Shqiponja e Dukagjinit”- Gjakovë

6.      Instrumentisti më i mirë, Afrim Leka- Gjilan

7.      Interpretuesi më i mirë:  Jeton Fetiu nga Ansambli “ Lahuta e Malësisë” – Gjilan

8.      Valltari më i mirë: Mendim Jashari, Erlinda Zymeri

9.      Grupi më i mirë i rapsodëve: Grupi “ Jusuf Gervalla” Deqan

10.  Dueti më i mirë: Përparim Brati dhe Hamit Kastrati nga SHKA “ Hasi” Krumë e Hasit.

11.  Zëri më i mirë i Festivalit: Selajdin Miftari nga SHKA “ Shqiponja Saraj” Shkup

12.  Veshja më autentike: Ansambli “ Narta” nga Vlora

13.  Orkestra më e mirë: Qendra e Kulturës Burrel Shqipëri

14.  Ansambli më i kompletuar: SHKA “ Muharrem e Xhevat Qena” , Ramajë

15.  Vallja më e mirë koreografike: SHKA “ Mitrovica” nga Mitrovica.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)