Në Klinë ekspozohen pjesë të trashëgimisë kulturore
Klinë, 24 mars - Në Gjimnazin Luigj Gurakuqi në Klinë, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me prezantimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Me ketë rast, janë zhvilluar disa aktivitete nëpër grupe duke filluar me ligjërata me temën Trashëgimia kulturore dhe Turizmi.
Grupi tjetër ka improvizuar gërmimet arkeologjike ndërsa i treti ka zhvilluar procesin e konservimit, restaurimit dhe inventarizimit nga gjetjet në aktivitetin e gërmimit të improvizuar arkeologjik.
Një kënd i të rinjve kanë pasur për detyre të vizatojnë pikturat e paraqitura gjatë prezantimit. Janë zhvilluar lojëra tradicionale.
Ndërsa për të gjithë kalimtarët është bërë prezantimi i kopjeve të eksponateve që i takojnë kohës së para historisë deri në periudhën romake të cilat ishin të vendosura në një vitrine mobile.
Qëllimi i këtij projekti ishte që komuniteti të njihet e të shohin nga afër një pjesë të rëndësishme të objekteve muzeore si dhe të zhvilloi aktivitet edukativ në shërbim të publikut në theks të veçante të të rinj dhe nxënësit.
Drejtoria e Kulturës në Klinë, falënderon përfaqësuesit e Muzeut e Kosovës dhe ata të Departamentit të Etnologjisë dhe Antropologjisë kulturore në Universitetin e Kosovës për bashkëpunimin dhe mundësinë që kanë krijuar për zhvillimin e këtij aktiviteti në Komunën e Klinës.