Në Indi protestojnë fansat e Metallicas
New Delhi, 31 tetor - Mijëra fansa të zhgënjyer të grupit Metallica kanë thyer karriget dhe kanë shqyer posterat, pasi organizatorët kanë anuluar një koncert të grupit legjendar në New Delhi.
Agjencia e lajmeve Press Trust of India raporton se policia ka arrestuar katër persona nga kompania që ka organizuar koncertin me akuzën për mashtrim të njerëzve, të cilët kanë pritur me orë të tëra për koncertin e muzikës \"heavy metal\".
Organizatorët kanë thënë se koncerti është anuluar si pasojë e vështirësive teknike, ndërsa anëtarët e Metallica kanë premtuar rikthim të parave për ata që kanë blerë biletat.
Koncerti ishte pjesë e argëtimit në kuadër të garës së për Çmimin e Madh të Indisë në Formula 1.