Në Gjakovë fillon edicioni i dytë i festivalit Sofra
Gjakovë, 14 gusht - Bordi i Drejtorëve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku fillimisht kryetarja Mimoza Kusari Lila ka shprehur kërkesën për ndarjen e shumës në vlerë prej tre mijë euro për solidarizim me qytetarët e Tetovës, të cilët ditë më parë pësuan nga fatkeqësia natyrore që rezultoi me viktima në njerëz dhe dëme tjera materiale.
Pas miratimit të kësaj kërkese, Teki Shala, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, prezantoi projekt-propozimin e buxhetit komunal për vitin 2016, e cila në total arrin vlerën prej 19, 895, 982 euro.
Për këtë propozim do të mbahen edhe dëgjime publike me kryetarët e këshillet e bashkësive nëpër fshatra dhe në kuvendin komunal, e cila më tutje do të prezantohet për miratim në Asamblenë Komunale të muajit shtator.
Nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është paraqitur kërkesa për mbështetjen e aktivitetit kulturor Festivali i Sofrës e cila këtë vit do të vazhdojë me edicionin e 2-të radhazi dhe do të zgjasë nga data 15-16 Gusht 2015.
Ky është një projekt me shumë vlera që promovon trashëgiminë e Gjakovës në Çarshinë e Madhe, bënë prezantimin e krijimtarisë sonë autoktone me këngë tradicionale qytetare, ku për dy netët do të performojnë grupe që sjellin traditën tonë në muzikë si dhe grupe të zhanrit rock.
Gjithashtu, nga Bordi i Drejtorëve janë miratuar edhe tri kërkesa të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, në vlerë të përgjithshme prej 50 mijë euro.
Prej kësaj shume sektori i pemëtarisë mbështetet me fidanë për kultivimin e pesë hektarëve me mollë dhe kumbull, në vlerë prej 6,900.00 euro.
Me këtë miratim do të bëhet edhe subvencionimi i pemëtarëve dhe vreshtarëve me material marketingu, konkretisht paketa të plastikës në sasi prej 20 kilogramëve dhe me moto kultivator të dorës.
Ndërsa, për sektorin e blegtorisë janë ndarë 24,000.00 euro për subvencionimin e blegtorëve me makina mjelëse, ku planifikohet të mbështetën njëqind fermerë me këso pajisje.