Në Ditën Universale të Fëmijëve, Avokati i Popullit hap dyert për fëmijët
Në këtë ditë fëmijët do ta kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së, përkatësisht që t’i shprehin mendimet, qëndrimet apo shqetësimet e tyre me të cilat ata ballafaqohen.
Dita universale e të drejtave të fëmijëve u themelua në vitin 1954 nga Kombet e Bashkuara dhe shënohet më 20 nëntor për çdo vit.
Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies të tyre.
Ditën universale të fëmijëve e kanë shënuar dy ngjarje të mëdha: në vitin 1959 Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar Deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa po atë ditë tridhjetë vite më vonë, në vitin 1989 u miratua Konventa për të drejtat e fëmijëve.