Në 76 vjetorin e themelimit, Biblioteka Kombëtare hap ekspozitën për Anton Çetten
Prishtinë, 25 nëntor - Me rastin e 76 vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ''PJetër Bogdani'' organizon ceremoninë festive Dita e Bibliotekës.
Më ketë rast në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Po ashtu sot do të hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së.
Gjithashtu do të hapet edhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë.