27 Dhjetor 2024

Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës hapet ekspozita e përhershme

Prishtinë, 20 shtator - Muzeu i Kosovës për herë të parë do të bëhet me ekspozitë të përhershme. Konceptin e saj, grupi punues i kryesuar nga profesori Gazmend Rizaj, ia prezantoi Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Profesor Rizaj e informoi ministrin Gashi për qëllimin dhe përmbajtjen e ekspozitës së përhershme e cila do të zërë vend në Muzeun e Kosovës, dhe sipas planit ajo do të hapet me rastin e shënimit të jubileut të Pavarësisë së Kosovës.

Ekspozita sipas konceptit të paraparë do të ketë shtrirje kronologjike që nga koha e Neolitit e deri tek Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ku do të ekspozohen eksponate të trashëgimisë së luajtshme të Kosovës që pasqyrojnë identitetin kulturor dhe historik të vendit tonë.

Ekspozita do të përmbajë eksponate autentike materiale dhe jo materiale si dhe eksponate dhuratë që i jepen Muzeut. Ajo do të jetë e ndarë në pavijonet e arkeologjisë, historisë të eksponateve ndërkombëtare dhe në dhomën e etnologjisë.

Rizaj u shpreh se grupi punues i cili është angazhuar në përgatitjen e kësaj ekspozite pret mbështetjen dhe bashkëpunimin e ministrit Gashi që projekti të finalizohet.

Ministri Gashi shprehu falënderimin e tij për punën serioze në këtë projekt kaq të rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore por edhe për vet shtetin e Kosovës sepse ekspozita lirisht mund të llogaritet si një kartë identiteti kulturor e historik i vendit tonë.

“Ekspozita e përhershme që do të prezantohet në Muzeun e Kosovës, do të mundësojë një pasqyrim të trashëgimisë së pasur që ka Kosova, e që dëshmon lashtësinë që kemi si popull”, tha ministri Gashi.

Ministri Kujtim Gashi tha se ky projekt do të jetë ndër prioritetet që do të përkrah ministria me qëllim që të eliminohen barrierat eventuale që pengojnë ose ngadalësojnë konkretizimin e ekspozitës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)