Ndërron jetë aktori Ahmet Spahiu
Prishtinë, 21 gusht - Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë aktori Ahmet Spahiu.
Ai ka lënë pas një sërë rolesh që i ka luajtur në teatër, në film dhe kinema.
Roli më i popullarizuar së fundi, ishte ai si Mixha Bajram.
Varrimi i tij është lajmëruar për sot në orën 17.00 në varrezat e Prishtinës.