Ndahet çmimi për vepër jetësore dhe çmimi për kinematografi
Prishtinë, 28 korrik - Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne, në të cilën Ministri Kujtim Shala do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore Bekim Fehmiu dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi.
Ministri Shala pas vlerësimeve të jurisë, në përbërje të: Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, ka marrë vendim që Çmimi Bekim Fehmiu të ndahet për aktorin e shquar Xhevat Qorraj i cili në bazë të rregullores ka shpërblimin në vlerë financiare prej 5000 euro.
Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Agim Sopi për filmin Agnus Dei, me vlerë 2500 euro.