Ndahet çmimi kombëtar për vepër jetësore për muzikë
Prishtinë, 1 korrik - Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministri Kujtim Shala, në një ceremoni solemne do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore Niketë Dardani dhe çmimet tjera vjetore për muzikë.
Çmimi për vepër vokale-instrumentale e skenike i ndahet Mendi Mengjiqit. Çmimi për vepra smfonike-koncertale i ndahet Drinor Zymerit. Çmimi për vepër kamertale i ndahet Krishin Aliçkajt. Çmimi për vepër kamertale i ndahet Dafina Zeqiri-Nushi.
Çmimet ndahen në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për muzikë dhe kanë vlerë financiare.