Ndahet çifti Bloom-Kerr
Londër, 25 tetor - Orlando Bloom dhe Miranda Kerr janë ndarë pas 3 vitesh martesë dhe 6 vite lidhjeje. Lajmin e ka konfirmuar për E! News një përfaqësues i aktorit britanik.
Siç është e zakonshme në këto raste, çifti është ndarë në mënyrë miqësore.
Pavarësisht përfundimit të martesës, ata vazhdojnë ta duan, mbështesin dhe respektojnë njëri-tjetrin, lexohet në komunikatën e përfaqësuesit të Bloom.