Ndahen Miranda Lambert dhe Blake Shelton
Nju Jork, 21 korrik - Një prej qifteve më të njohura të muzikës kantri, Miranda Lambert dhe Blake Shelton, janë ndarë pas katër vitesh martesë.
Kjo nuk është e ardhmja që ne e kemi menduar", thanë ata në një deklaratë për Associated Press. "Ne vazhdojmë përpara me zemër të thyer. Ne jemi njerëz, i kemi jetët tona, familjet tona, miqtë dhe kolegët. Prandaj kërkojm privaci për këtë çështje personale."
Përndryshe qifti filloi lidhjen në vitin 2006 ndërsa u martuan në vitin 2011.