Ndahen Johnny Depp dhe Vanessa Paradis
Los Angelos, 20 qershor - Johnny Depp dhe Vanessa Paradis janë ndarë pas 14 vitesh së bashku. Publicisti i aktorit ka lajmëruar ndarjen miqësore mes aktorëve për mediat amerikane.
I lutem mediave që të respektojnë privatësinë e tyre dhe veçanërisht privatësinë e fëmijëvë.
Cifti ka dy fëmijë: Lily-Rose 13 vjeç dhe Jack 9 vjeç. Ata nuk janë parë më së bashku në një event publik që në vitin 2010.
Kishte muaj që qarkullonin zëra për probleme në marrëdhënien e tyre, por Depp dhe Paradis gjithmonë kanë përgënjeshtruar këto lajme.