Ndahen Çmimi Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli"
Prishtinë, 15 shkurt - Në kuadër të aktiviteteve festive për 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bën ndarjen ceremoniale të Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe për Çmimet tjera vjetore në fushën e letërsisë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në kabinetin e Ministrit Shala.