Ndahen çmimet 'Vullnetari i Vitit'
Prishtinë, 26 prill - Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të mbajë fjalimin hyrës në ceremonin e ndarjes së çmimit Vullnetari i Vitit.
Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve (TLP-CC) organizon evenimentin “Vullnetar i Vitit” me qëllim që t’u shprehë mirënjohje të diplomuarve, puna vullnetare e të cilëve ka patur ndikim të veçantë dhe ka motivuar të tjerët për të shërbyer më tutje.
Ceremonia e dhënjes së çmimeve do të përfshijë, përveç çmimit përfundimtar Vullnetar i Vitit, edhe çmime në shtate kategori.
Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve është një program katërvjeçar që promovon pjesëmarrjen qytetare dhe kulturën e vullnetarizmit përmes vendosjes së të diplomuarve të programit Master të TLP-së nëpër pozita për punë vullnetare.
Njëqind e tetëdhjetë e pesë (185) kosovarë kanë fituar bursa për programe studimore të nivelit Master në Shtetet e Bashkuara përmes programit TLP.