Ndahen çmimet për fotografitë fituese në garën #fajiikorrupsionit 2022
Prishtinë, 9 dhjetor - KDI, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografitë fituese të garës #fajiikorrupsionit, për vitin 2022.
Ky është viti i tetë që KDI organizon këtë garë, me qëllim që të nxisë pjesëmarrjen e publikut të gjerë në luftën kundër korrupsionit, duke i ofruar një hapësirë qytetarëve për të ndarë perspektivat e tyre për korrupsionin në formë alternative - përmes fotografive.
Ndonëse lufta kundër korrupsionit shpeshherë i atribuohet vetëm pushtetit, janë pikërisht qytetarët ata që e paguajnë çmimin e pasojave të korrupsionit - duke marrë shërbime të dobëta, duke mos pasur qasje në drejtësi, duke mos pasur punë, e mirëqenie, e duke e vuajtur pabarazinë. E fotografitë që vijnë në adresë të KDI-së çdo vit, arrijnë të kornizojnë shumë nga këto probleme që pikërisht derivojnë nga korrupsioni.
Fotografitë që vijnë në adresë të KDI-së çdo vit, arrijnë të kornizojnë shumë probleme që derivojnë nga korrupsioni, nga keqqeverisja, nga neglizhenca, mungesa e solidaritetit njerëzor e mungesa e ndjesisë për atë që është publike.
Gjatë prezantimit, Albesa Humolli nga KDI tha se "duke e shkrepur një fotografi të një objekti në rrugën tuaj, ju keni arritë të shpërfaqni ndërtimet e egra dhe mungesën e sigurisë në vendin e punës. Duke shkrepur një tjetër gjatë rrugës për në shkollë, ju keni arritë të nxjerrni në shesh deponitë e gurthyesit ilegalë në komunat tuaja. E shumë nga ju jeni motivuar të shkoni edhe më larg për të dokumetuar zhveshjen nga përgjegjësia institucionale e shoqërore për objektet e trashëgimisë kulturore, për rrugët, për atë që është publike dhe n’a përket të gjithë neve. Përmes fotografive ju po kërkoni llogari dhe po i kërkoni përgjegjësit e korrupsionit".
Ajo potencoi se" lufta ndaj korrupsionit duhet të fillojë me kërkim të llogarisë ndaj vetvetes, ndaj familjes, institucioneve, bizneseve e shoqërisë. Nuk mjaftojnë vetëm ligjet e mira, nevojitet përkushtim i përbashkët, integritet e veprim"
Këtë vit në fotogarë janë pranuar mbi 60 fotografi nga qytetarët, të cilat kanë shfaqur pasojat e korrupsionit në Kosovë. Fotografitë më të mira në fotogarën për vitin 2022, u shpallën:
- ððð§ðð¢ ð¢ parë: ðð«ð¢ðð¨ð§ ðð®ðð¥ðð¤ð®
- ððð§ðð¢ ð¢ ðytë: ðð«ððð§ ððð¥ð¢ðªð¢
- ððð§ðð¢ i tretë: ðð®ð¬ð¡ðð«ð¢ð¦ ðð«ðð¬ð§ð¢ðªð¢