Ndahen çmimet për fotografinë dhe storjen gazetareske kundër korrupsionit
Prishtinë, 9 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon sot ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019.
Në këtë ngjarje do të shpallen fituesit e garës tashmë tradicionale që ishte e hapur për të gjithë qytetarët, duke shënuar njëkohësisht edhe Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 Dhjetorin.
Në kuadër të kësaj dite edhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II), do të shënojë 9 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019.