Ndahen çmimet e e Festivalit Hyjnesha në Fron
Fushë Kosovë, 6 qershor - Dje në orët e vona të mbrëmjes në një atmosferë impozante në parkun te Kalaja e lashtë e Halilaqit, në Fushë Kosovë, Fest Film Kosova ka ndarë Çmimet e edicionit të tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Hyjnesha në Fron.
Anëtarët e Jurisë në përbërje të Alfred Trebicka, Naser Gjinovci, Selami Taraku, Zethane Bahtiri, Ekrem Sopi, Imer Mushkolaj dhe Ekrem Xani kanë shpallur filmin më të mirë të Festivalit, filmin The Shadow Gene të regjisorit Mark Norfolk nga Britania e Madhe.
Çmimi Special i Festivali i është ndarë regjisorit nga India, Sohan Roy, për filmin Dam 999. Ky Çmim I jepet filmave të cilat trajtojnë tematika me relevancë globale.
Çmimi për vepër jetësore i është dhënë regjisorit kosovar Sadedin Prekazi për kontributin që ai ka bërë përgjatë dekadave në fushën e kinematografisë kosovare, me theks të veçantë në kinematografinë për fëmijë.
Çmimet e tjera të ndara janë si në vijim:
Për kategorinë e filmit të gjatë Çmimi Regjia më e mirë I është ndarë filmit The shadow gene, kurse filmi për skenarin më të mirë i takoi filmit Dam 999.
Aktori më i mirë është zgjedhur Deyan Dankov për rolin kryesor të filmit The sinking of Sazapo nga Bullgaria, kurse Aktorja më e mirë është shpallur Elisabeth Dahl, për rolin kryesor Shadow Gene të Mark Norfolkut.
Për kategorin e filmit të shkurtër Juria e Festivalit ka përzgjedhur filmin Love at first sight në regji të Mark Playne, si filmin më të mirë ndërkombëtar nga kategoria e filmit të shkurtër. Ndërkaq Sonata e Durim Kryeziut është përzgjedhur si filmi më I mirë I shkurtër kombëtar.
Edicioni i 8 i Fest Film Kosovës Hyjnesha në Fron sivjet për herë të parë ka pasur edhe edicionin për fëmijë Kids Hyjnesha .
Gjatë pesë ditëve të Festivalit janë shfaqur 44 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga 17 vende të ndryshme të botës.
Filmat e metrazhit të shkurtër për herë të dytë me radhë janë shfaqur në tren, ndërkohë që ata të metrazhit të gjatë janë shfaqur në kinemanë e hapur dhe në ate të mbyllur të Hekurudhës së Kosovës në Fushë Kosovë.
Për herë të parë mbyllja e Festivalit është bërë në hapësirat afaër Kalasë së lashtë të Halilaqit. Ne ceremoninë mbyllëse kanë marr pjesë disa qindëra shikues, ndër të cilët edhe shumë banorë të të gjitha moshave të Halilaqit dhe fshatërave përeth.