Natalie Portman lë aktrimin
Hollywood, 10 maj - Fituesja e çmimit Oscar, Natalie Portman, ka deklaruar se ajo mund ta lë aktrimin për t`u fokusuar në familjen e saj.
Portman e cila momentalisht është duke u parë në top filmin Thor, është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Benjamin Millepied.
Në një intervistë për "The Sun", Portman foli për dëshirën e saj që të ndjekë gjurmët e ikonës hollywoodiane Audrey Hepburn, e cila e la Hollywoodin për të krijuar familjen.
Audrey bëri zgjedhje të mira në jetë. Dita ditës po e kuptoj se sa e pa rëndësishme është të jesh në librat e historisë apo diçka të tillë. Të vini kohën dhe energjinë tuaj në dispozicion të fëmijës, kjo vlen, theksoi Portman.