'Nata' e Bardhë mbaht sot në Prizren
Prizren, 14 shtator - Aleanca Franceze prezanton edicionin e parë të Natës së Bardhë (Nuit Blanche) sot në Prizren, e cila na fton të jetojmë qytetin në një format unik në kohëzgjatjen e një nate.
Nata e Bardhë është një kremtim i përvitshem i artit dhe i eksplorimit të lirë të imagjinatës që shtrihet prej perëndimit deri në agim.
Tema e këtij edicioni të parë të Nuit Blanche në Prizren është qyteti i hapur. Qytet i hapur është qyteti i të gjithëve, qyteti i së tashmes që nuk e ka harruar veten kur projektohet në të ardhmen.
Në kohë lufte kur një qytet shpallet i “hapur“ kjo do të thotë se po dorëzohet me kusht që të mbrohen civilët dhe trashëgimia kulturore e historike e qytetit, e cila në të kundërt do të vuante pasojat shkatërruese të një beteje të kotë.
Eventet artistike të cilat e reflektojnë temën dhe qytetin do të krijojnë një rrugëtim përmes një programi ku përfshihen instalacione me dritë dhe intervenime artistike, performanca, pjesë muzikore dhe eksperimentale si edhe shfaqje të veprave të video artit.
Nata e Bardhë organizohet nga Aleanca Franceze mes partneritetit të Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Parisit, mbështetur nga Instituti Francez, Fondacioni Lumbardhi, Bashkimi Europian, Ambasada Franceze dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.