Naomi Watts i shpjegon punën fëmijëve
SHBA, 27 tetor - Aktorja Naomi Watts ka lyer me gjak të rremë dy djemtë e saj, Alexander dhe Samuel (3 vjeç dhe 22 muajsh përkatësisht) në mënyrë që të kuptonin punën e saj.
Në këto momente po xhiroj një film mbi cunamin e 2004-ës. Sqarova fëmijët që plagët e mia në film nuk ishin të vërteta sepse ata po traumatizoheshin, shprehet Watts.
Samuel më pyeti: Mami, ku i ke plagët? Kështu që mu desh ti lyeja me gjak të rremë që të kuptonin që kjo gjë është gënjeshtër, që të kuptonin punën time, rrëfen aktorja.
Filmi The Impossible, i regjisorit spanjoll Juan Antonio Bayona, do të shfaqet vitin e ardhshëm në kinema.