Naomi Watts do të jetë Marylin Monroe
Hollywood, 15 maj - Aktorja Naomi Watts është zgjedhur për të interpretuar rolin e Marylin Monroe në Blonde, filmi biografik që bazohet në librin me të njëjtin emër të kujtimeve imagjinare të divës së njohur të shkruara nga Joyce Carol Oates.
Libri ka qënë kandidat për çmimin Pulitzer, në 2000-shin.
Historia e Oates tregon për revelimet e Monroe me Joe Di Maggio, Arthur Miller e John F. Kennedy.
Regjisori do të jetë Andrew Domink, autor i filmit Vrasja e Jesse James me Brad Pitt dhe Casey Affleck.