28 Dhjetor 2024

Naomi Campbell ndahet nga i dashuri

New York, 1 maj - Naomi Campbell dhe Vladimir Doronin janë ndarë pas pesë vitesh lidhjeje. Sipas mediave rozë amerikane, çifti është ndarë përkohësisht dhe po bën “pushim” në mënyrë që të kthjellohet situata.

Një burim tha për gazetën ‘New York Post’: “Janë ndarë. Ata kanë një lidhje komplekse, pak a shumë si marrëveshje pune. Naomi i sjell hijeshi hoteleve dhe pronave të tij, ndërsa ai e mban në pëllëmbë të dorës. Kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit pasi janë shumë të zënë.”

Edhe pse janë ndarë, supermodelja pritet që ta ftojë miliarderin rus në festën e saj të ditëlindjes, më 22 maj në Ibiza.

Vladimir Doronin ende nuk është divorcuar nga gruaja e tij Ekaterina edhe pse janë ndarë që në vitin 1998.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)